Zbulohet skenari i Ramush Haradinajt, ja përmes cilës parti do të synojë të vije në krye të shtetit!

Aktuale

Zbulohet skenari i Ramush Haradinajt, ja përmes cilës parti do të synojë të vije në krye të shtetit!

Nga: N. H Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 18:14
Ramush Haradinaj

Analisti politik, Musa Preteni, përmes një shkrimi në Facebook, ka zbuluar planin e Ramush Haradinajt, i cili tashmë e ka bërë të qartë se po kërkon që të vije në krye të shtetit.

Preteni e ka analizuar intervistën e mbrëmshme të Haradinajt, sipas të cilit, tregon se kreu i AAK-së e ka kuptuar se rruga drejt presidencës përmes PDK-së është e pamundshme.

Ai është i mendimit se Haradinaj ka në plan që përmes Vetëvendosjes pas mbajtjes së zgjedhjeve të reja të vije në krye të shtetit.

Ja shkrimi i tij:

Image
Musa Preteni

Deklarata e mbrëmshme e Haradinajt për PDK-në tregon se ai e ka kuptuar se rruga drejt presidencës përmes kësaj partie është e pamundshme.

Diskursi i tij i mbrëmshëm shfaq qartë zgjedhjen e rrugës tjetër nga ana e Haradinajt drejt të parit te vendit, e ajo është përmes Vetëvendosjes pas mbajtjes së zgjedhjeve te reja.

Pra, matematika është e thjeshte: Haradinaj duke shpresuar se VV pas zgjedhjeve te ardhshme do të ketë nevojë për një partner qeverisës nga partitë shqiptare, atëherë ai do të tentojë serish pozitën e presidentit me një marrëveshje me Albin Kurtin, i cili synon njëherë për njëherë vetme pozitën e kryeministrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat