Daut Haradinaj: Viti i ardhshëm pritet të jetë vit zgjedhor

Aktuale

Daut Haradinaj: Viti i ardhshëm pritet të jetë vit zgjedhor

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 21:23
Daut Haradinaj

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka theksuar se vitin i ardhshëm pritet të jetë vit zgjedhor.Haradinaj ka thënë se nëse s’ka zgjidhje për postin e Presidentit vendi po shihet se po shkon drejt zgjedhjeve.

“Ne kemi muaj që e kemi nominuar kandidatin për President.

Kemi patur diskutime me partitë parlamentare veç e veç, kemi patur edhe përkrahje. Pastaj ndodhi ajo që ndodhi me Thaçin dhe tashmë kemi një UD.të Presidentit.

Tanimë jemi në fazën e diskutimeve, nëse s’ka zgjidhje për çështjen e Presidentit, vendi po shihet se po shkon drejt zgjedhjeve. Potencialisht vitin e ardhshëm jemi në vit zgjedhor” deklaroi Daut Haradinaj në Rubikon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat