Demaliaj: Edhe nëse AAK ndryshon qëndrim, unë nuk votoj dikë tjetër pos Haradinajt për president

Aktuale

Demaliaj: Edhe nëse AAK ndryshon qëndrim, unë nuk votoj dikë tjetër pos Haradinajt për president

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 21:53
Shkumbim Demaliaj

Deputeti i AAK-së, Shkumbim Demaliaj thotë se ai nuk jep votë për dikë tjetër pos Ramush Haradinajt.

“Edhe nëse Aleanca ndryshon qëndrim në lidhje me kandidaturën e zotit Haradinaj për president, unë nuk votoj dikë tjetër pos Haradinajt”, deklaroi Demaliaj në “Debat Plus”.

Ai shkoi edhe më larg duke thënë se nuk qëndron as në sallë nëse emri i Ramush Haradinajt nuk është në listën e kandidatëve për president.

Deputeti i AAK-së thotë se subjektet tjera vetëm janë duke qëndruar në vend.

“Jemi në muajin e tretë kur AAK ka propozuar zotin Haradinaj për President, ndërsa subjektet tjera nuk kanë ofruar asnjë kandidatë e as nuk kanë ofruar ndonjë kandidatë konsensual”.

Demaliaj thotë se edhe deklarata e Isa Mustafës se posti i presidentit i takon PDK-së ka qenë shumë e hershme pasi sipas tij ai nuk ka diskutuar me partnerët e koalicionit qeverisës për këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat