Haradinaj: Nuk kemi probleme me koalicionin

Aktuale

Haradinaj: Nuk kemi probleme me koalicionin

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 22:40
Daut Haradinaj

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka deklaruar se koalicioni nuk ka ndonjë problem dhe se vazhdon ende përkrahja e plotë ndaj kryeministrit Avdullah Hoti.

Ai në Rubikon tha se Hoti do të jetë kryeministër deri në zgjedhjet e ardhshme.

“Ai e ka obligim që t’i sigurojë numrat në Kuvend. AAK çdo herë ka qenë e pranishme dhe asnjëherë nuk e ka penguar asnjë proces në Kuvend. Më mirë të bjerë Qeveria se sa të bëjmë kompromise të këqija që e dëmtojnë shtetin", tha Haradinaj.

Haradinaj tutje tha se kryeministri aktual e ka përkrahjen e AAK-së, ndërsa shtoi se kjo qeveri me mund të madh po e përballon situatën me pandemi.

“Nuk kemi probleme me koalicionin. Ne vetëm në kohën e aktakuzës së Thaçit dhe Veselit e kemi pasur të arsyeshme që dialogu me Serbinë duhet të ndërpritet”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat