COVID-19/ 5 ditë me më shumë të shëruar sesa raste të reja, afër 1200 raste aktive më pak

Aktuale

COVID-19/ 5 ditë me më shumë të shëruar sesa raste të reja, afër 1200 raste aktive më pak

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 23:22
Ilustrim

Tash e pesë ditë në Kosovë po vazhdon bilanci pozitiv me koronavirus sa i përket numrit të të shëruarve dhe rasteve të reja ditore, por shqetësuese mbetet numri i lartë i vdekjeve.

Sot në Kosovë nga 1541 testime kanë rezultuar 557 raste pozitive, derisa numri i të shëruarve ka qenë 727.

Në ditën e djeshme numri i të shëruarve ka qenë edhe më i lartë (926), karshi 519 rasteve të reja.

Më 6 nëntor, para 2 ditësh numri i të shëruarve ka qenë 683 ndërsa janë shënuar 468 raste të reja ditore.

Gjithashtu edhe më datë 5 nëntor numri i të shëruarve ishte 678 karshi 560 rasteve të reja.

Më 4 nëntor, numri i të shëruarve ishte 690 ndërsa u regjistruan 478 raste të reja.

Në pesë ditët e fundit, përveç bilancit pozitiv të raportit midis rasteve të reja dhe numrit të pacientëve të shëruar, brengosës ka mbetur numri i lartë i vdekjeve, gjithsej 65 brenda 5 ditësh.

Por, derisa më datë 3 nëntor numri i rasteve aktive ishte 13.784, ky numër sot më datë 8 nëntor ka rënë në 12587 raste ose saktësisht 1197 raste aktive më pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat