Ish-deputeti i LDK-së: Sovraniteti dhe integriteti i Kosovës ishte i rrezikuar seriozisht gjatë mandatit të presidentit Trump

Aktuale

Ish-deputeti i LDK-së: Sovraniteti dhe integriteti i Kosovës ishte i rrezikuar seriozisht gjatë mandatit të presidentit Trump

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 14:54
LDK

Ish-kandidati LDK-së për deputet të Kuvendit të Kosovës, Adem Salihaj, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se me fitoren e Joe Biden në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ndryshon edhe politika amerikane ndaj Kosovës dhe qasja ndaj raporteve Kosovë-Serbi.

Ndërsa, shprehet se sovraniteti dhe integriteti i Kosovës ishte i rrezikuar seriozisht gjatë mandatit të presidentit Donald Trump.

“Për dallim nga administrata e Donald Trump, i cili kishte emëruar në pozita të rëndësishme shumë proserbë dhe prorusë, kundërshtarë të pavarësisë së Kosovës, presidenti Joe Biden ka dhënë sinjale të qarta se politika amerikane do të ndryshojë në raport me Kosovën. Emisarët e presidentit Donald Tramp, veçanërisht Richard Grenell , i bënë presion të tmerrshëm Kosovës për të pranuar kushte shumë të pafavorshme. Përkundrazi, ndaj Serbisë u sollën me miqësi dhe mirëkuptim, duke shprehur hapur simpatinë dhe përkrahjen për të. Mirëpo, tashmë situata ka filluar të ndryshojë”, shkruan ai.

Ja shkrimi i tij:

Image
Adem Salihaj

Me fitoren e Joe Biden po ndryshon edhe politika amerikane ndaj Kosovës dhe qasja ndaj raporteve Kosovë-Serbi.

Për dallim nga administrata e Donald Trump, i cili kishte emëruar në pozita të rëndësishme shumë proserbë dhe prorusë, kundërshtarë të pavarësisë së Kosovës, presidenti Joe Biden ka dhënë sinjale të qarta se politika amerikane do të ndryshojë në raport me Kosovën. Emisarët e presidentit Donald Tramp, veçanërisht Richard Grenell , i bënë presion të tmerrshëm Kosovës për të pranuar kushte shumë të pafavorshme. Përkundrazi, ndaj Serbisë u sollën me miqësi dhe mirëkuptim, duke shprehur hapur simpatinë dhe përkrahjen për të. Mirëpo, tashmë situata ka filluar të ndryshojë.

Shumë ish zyrtarë të rëndësishëm të administratës amerikane kërkuan nga Joe Biden përkrahje të qartë dhe të vendosur për Kosovën, duke theksuar faktin se nuk mund të vihet në pyetje sovraniteti i Kosovës. Poashtu, këta ish zyrtarë kanë kërkuar nga Joe Biden që të gjendet mënyra që Kina dhe Rusia të mos vendosin veto për pranimin e Kosovës në OKB. Kjo është një qasje e re dhe e favorshme për Kosovën.

Duhet të shpresojmë se SHBA-të do të kenë një bashkëpunim me Gjermaninë dhe aleatët tjerë evropianë dhe do të zhvillohet një fushatë e koordinuar për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit të Kosovës. Duhet theksuar faktin se sovraniteti dhe integriteti i Kosovës ishte i rrezikuar seriozisht gjatë mandatit të presidentit Donald Trump. Problemi tash do të qëndrojë te Kosova, sepse nuk ka institucione të përgatitura për t'u ballafaquar me sfidat e vështira që janë para saj. Kosovës i duhen institucione të fuqishme, të organizuara mirë, të cilat reflektojnë unitet të një shumice dërmuese shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat