Maliqi: LVV-ja nuk heq dorë nga zgjedhjet, nuk hyn në kalkulimet e Ramush Haradinajt për President!

Aktuale

Maliqi: LVV-ja nuk heq dorë nga zgjedhjet, nuk hyn në kalkulimet e Ramush Haradinajt për President!

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 18:56
Shkëlzen Maliqi

Publicisti, Shkëlzen Maliqi, ka komentuar deklaratën e fundit të bërë nga Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ku ka paralajmëruar një koalicion të mundshëm AAK-LVV.

Maliqi thotë, se duke parë rezultatin në Podujevë, nuk pret që LVV-ja të futet në të tilla kalkulime.

Ai është i mendimit se një koalicion i tillë nuk është i mundshëm fare.

Ai potencon se LVV-ja, për hir të ambicjeve të Ramush Haradinajt, nuk do të futet në këto kalkulime.

“Nuk mund të flitet për jetëgjatësinë e një koalicioni që do të mundësohet me zgjedhjen e Ramush Haradinaj president, e që mua më duket se nuk është i mundshëm fare”

“Me sa e kam kuptu Daut Haradinajn, ai pat thënë se AAK-ja do të ketë vija të kuqe në zgjedhjet nëse dhe kur ato ndodhin dhe jo që do të bëje koalicion për zgjedhjen e Presidentit të ri, pa shkua në zgjedhje. Për këtë opsion do të duhej të deklarohet LVV-ja, dhe unë nuk besoj se do të heq dorë nga zgjedhjet, ku shpreson, sidomos pas zgjedhjeve në Podujevë, se do të përmirësojë dukshëm pozitën e saj të partisë më të votuar. Për hir të ambicjes se Ramush Haradinajt, LVV-ja nuk do të futet në këto kalkulime”

Maliqi thekson se vetëm pas zgjedhjeve mund të krijohen kushtet për heqjen e vijave të kuqe.

“Vetëm pas zgjedhjeve, varësisht se çfarë do të jetë verdikti i elektoratit, krijohen kushtet te themi optimale për heqjen e vijave të kuqe, ky ka qenë mendimi i Daut Haradinajt. Ramushi ndoshta ka pas gjasa që të bëj marrëveshje me Thaçin dhe Veselin, për këtë ka aluduar edhe vetë Ramushi, dhe e përsëriti Dauti, por kjo mundësi ka ikur dhe tani jemi në situatën ku vështirë se mundet të ketë pajtim për kandidat konsesual, pos në rast se  tërhiqet Ramush Haradinaj dhe AAK pajtohet për ndonjë kandidat tjetër që e ka përkrahjen e PDK dhe LDK. Për momentin kjo nuk duket e mundshme. Formula për gjetjen e solucionin është heqja dorë nga protagonizmat dhe kerkimi i emrave të kandidateve që mund të janë të pranueshëm nga partitë që duan presidentin pa zgjedhje”

Haradinaj dekalaroi dje se pavarsisht dallimeve substanciale me këtë subjekt politik, mund të ketë një marrëveshje për Presidentin por edhe një koalicion parazgjedhor ose paszgjedhor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat