Mustafa: Po shkojmë drejt zgjedhjeve, nuk ka zgjidhje, askush nuk mund t’i marrë 80 deputetë

Aktuale

Mustafa: Po shkojmë drejt zgjedhjeve, nuk ka zgjidhje, askush nuk mund t’i marrë 80 deputetë

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 20:55
Isa Mustafa

I pari i LDK-së, Isa Mustafa thotë së nuk beson që zgjedhjet e reja do japin zgjidhje për çështjen e presidentit.

Mustafa thotë se se AAK e PDK po ngulin këmbë për kandiatët e tyre, por nuk heqim dorë për gjetjen e zgjidhjes.

Ai deklaron se partia e tij ka kandidatë mjaftë për president, por po të kishte LDK dy pozitat do komplikohej situata.

“Kam pasë takime, kam bisedu me zotrin Hoxhaj. Nuk i kemi sqaruar tërësisht pozicionet e PDK-së, ato më shumë u sqaruan në opinion. Tani situata është bërë e ndërlikuar. AAK e PDK po thonë se votojnë vetëm kandidatët e tyre, por nuk heqim dorë nuk themi që nuk mund të gjejmë zgjidhje. Nuk besoj se mund të zgjidhet kjo çështje pas zgjedhjeve sepse asnjë parti nuk mund t’i marrë 80 deputetë. Kandidatë si LDK kemi mjaftë, kemi shumë emra dinjitoz, por ne jemi deklaruar se jemi të pajtohemi për një zgjidhej që mos të kërkojmë edhe kryeminsitrin edhe presidentin, konsiderojmë se po ta kishim edhe presidentin do komplikohej situata”, deklaroi Mustafa në T7.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat