Uka-Hotit: Masa më e mirë që mund të merrni kundër COVID-19 është të shkoni në shtëpi

Aktuale

Uka-Hotit: Masa më e mirë që mund të merrni kundër COVID-19 është të shkoni në shtëpi

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 13:24
Fitim Uka

Deputeti nga radhët e Lëvizjes, Fitim Uka, ka kritikuar Qeverinë Hoti për menaxhimin që po bënë me pandeminë COVID-19.

Ai pati kritika edhe për masat që janë marrë deri tani, derisa tha se masa më e mirë për tu mbrojtur nga COVID-19 është qe Qeveria Hoti të jap dorëheqje.

“Janë bërë 9 muaj nga rasti i parë me COVID0-19 dhe ajo që dukej të jetë një betejë e fituar ka marrë një drejtim tjetër.

Ne po përjetojmë Qeverinë Koti në të cilën numri i të vdekurve tani është i barabartë me numrin e të infektuarve që ishte gjatë Qeverië Kurti. Për një qeveri të sëmurë numri i të vdekurve është vetëm për të shtyer zgjedhjet”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat