​Deputetja e PDK-së e vlerëson të ngutshme dhënien e licencave kompanisë “Kelkos”

Aktuale

​Deputetja e PDK-së e vlerëson të ngutshme dhënien e licencave kompanisë “Kelkos”

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 15:40
Kuvendi i Kosovës

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha po e vlerëson të ngutshme dhënien e licencave afatgjate kompanisë “Kelkos Energy” për dy hidrocentralet, “Deçani” dhe “Belaja”.

Deputetja opozitare gjatë interpelancës së sotme, ku ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi po raporton për këto licenca, tha se përderisa ishin duke hetuar ky proces, nuk është dashur të lëshohen këto licencat për “Kelkos”.

Hoxha; Kjo nguti në lëshimin e lejeve në kohë të hetimit të procesit lë hapësirë për diskutim

“Kjo nguti në lëshimin e lejeve në kohë të hetimit të procesit lë hapësirë për diskutim. Kujtojmë që në muajin tetor u pezullua puna e këtyre hidrocentraleve dhe menjëherë pas një muaji u dha leja mjedisore. Në anën tjetër hidrocentralet e Kelkos kishin marrë leje operimi nga ZRRE për periudhën 1 vjeçare në vitin 2016 me qëllim që brenda kësaj periudhe testuese të sillet leja mjedisore. Pse u dashtë 4 vite lëshimi i lejes. A ka raportuar dikush se Kelkos po vazhdonte të prodhonte rrymë jashtëligjshëm sepse e kishte kaluar fazën testuese”, tha ajo.

Seanca e re po vazhdon dhe janë paraparë 17 pika të rendit të ditës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat