Të gjitha partitë shprehen pro një projektligji, por s’ka kuorum për votim

Aktuale

Të gjitha partitë shprehen pro një projektligji, por s’ka kuorum për votim

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 17:07
Foto Ilustrim

Projektligji për ndryshim-plotësimin e Ligjit për letërnjoftimi ka bashkuar partitë politike në Kuvendin e Kosovës, por ai nuk është hedhur në votim për shkak se në seancën plenare nuk kanë qenë 61 deputetë të pranishëm.

E ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu në seancën e sotme plenare, tha se ky projektligj rregullon kushtet dhe procedurat për lëshimin dhe përdorimin e letërnjoftimit nga shtetasit e Kosovës, ndërsa pro tij u shprehën të gjitha grupet parlamentare.

Veliu: Ky projektligj rregullon procedurat për lëshimin dhe përdorimin e letërnjoftimit nga shtetasit e Kosovës

“Ky projektligj përveç që rregullon kushtet dhe procedurat për lëshimin dhe përdorimin e letërnjoftimit nga shtetasit e Kosovës, gjithashtu përcakton se çdo shtetas i Kosovës që nga lindja deri në moshën 16-vjeçare ka të drejtë të pajisjet me letërnjoftim, përkundër që është detyrim pajisja me letërnjoftim për secilin shtetas nga mosha 16-vjeçare sipas ligjit bazik”, tha ai.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës në këtë legjislaturë kanë shprehur mospajtime të tilla, sa rrallë herë janë bërë bashkë për të miratuar ligje në dobi të qytetarëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat