Lajm i fundit: Vjosa Osmani ka një thirrje për Bashkimin Evropian

Aktuale

Lajm i fundit: Vjosa Osmani ka një thirrje për Bashkimin Evropian

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 17:50
Vjosa Osmani

Instituti EPIK ka organizuar një tryezë mbi Raportin e BE’së për Kosovën të vitit 2020, ku ndër të tjerë, pjesëmarrës ishin ushtruesja e detyrës së presidentit Vjosa Osmani, ambasadori gjerman Jorn Rohde, dhe zëvendësshefi i Zyrës së BE’së në Kosovë.

U.D së presidentit, Vjosa Osmani në fjalën e saj i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që t’i jap fund izolimit të qytetarëve.

“Konsideroj se sundimi i ligjit, arsimi dhe mjedisi janë prioritetet kyçe të procesit tonë integrues. Raporti ka identifikuar shumë sfida të cilat institucionet tona duhet të adresojnë. Kuvendi tani më ka miratuar Planin e vet për Mbikëqyrjen e Procesit Integrues 2020-2021. Këto reforma duhet të bëjmë për qytetarët tonë, dhe jo për hirë të askujt. Në këtë drejtim, do të inkurajoj të gjithë spektrin politik që të krijojmë urat e bashkëpunimit me qëllim të avancimit rrugës tonë integruese. Njëkohësisht, bëjë thirrje institucioneve të BE-së që të japin fund izolimit të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Osmani.

Ambasadori Rohde është shprehur se e ardhmja e Kosovës është brenda BE’së.

“E ardhmja e Kosovës është brenda Bashkimit Evropian dhe ky rrugëtim kërkon ndërmarrjen e shumë reformave brenda vendit. Reformat janë të rëndësishme për të siguruar se institucionet demokratike janë transparente dhe efektive, ndërsa ekonomia e vendit konkurrente për të ofruar perspektivë të rinjve. Si të tilla, reformat shërbejnë interesave të qytetarëve të Kosovës”, është shprehur Rohde.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat