Tahiri kundër deklaratës së Ahmet Isufit se “AAK-ja dëmtohet nëse Haradinaj bëhet president”

Aktuale

Tahiri kundër deklaratës së Ahmet Isufit se “AAK-ja dëmtohet nëse Haradinaj bëhet president”

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 17:48
Besnik Tahiri

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, nuk mendon njësoj si kolegu i partisë së tij Ahmet Isufi, i cili tha se është sakrificë për partinë në rast se Ramush Haradinaj bëhet president i vendit.

Ai tha se zgjedhja e Ramush Haradinajt president nuk është sakrificë por privilegj, dhe nëse do të thoshte se është sakrificë populli do ta dinte që “po gënjen”.

“Jo more çfarë sakrifice, duhet me folë drejt, populli e din që po rrej…Është nder edhe privilegj me udhëheq një vend”, tha Tahiri në Frontal.

“Ramushi i ka cilësitë, ka përvojë të thellë politike, i bon do gabime por nuk janë shumë të dëmshme, është ipalëkundshëm, puna e taksës ju e dini çfarë qëndrimi e ka pas”, tha tutje ai.

Anëtari i AAK’së, Ahmet Isufi ka thënë në emisionin Pressing se subjekti i tij do të dëmtohej nëse Ramush Haradinaj do të lëshonte postin e kryetarit të partisë.

Haradinaj ka bërë të ditur kandidaturën e tij për president të Kosovës. Isufi thotë se duhet të ketë një nxitim që të zgjidhet presidenti i ri.

“Mund të ndodhë që të na zë afati kushtetues 6 mujor. Atëherë nuk mund të paramendojmë se cfarë do të ndodhte”, thotë ai.

“AAK-ja dëmtohet nëse Haradinaj bëhet president, por po e japim për hatër të Kosovës. Duhet të ngutemi që të zgjedhim një president”, shtoi Isufi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat