Për kë e ka fjalën Tahiri kur thotë se po propozojnë nën tavolina e qoshe

Aktuale

Për kë e ka fjalën Tahiri kur thotë se po propozojnë nën tavolina e qoshe

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 18:02
Besnik Tahiri dhe Ramush Haradinaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, thotë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dhënë një pozicion politik sa i përket çështjes së presidentit dhe këtë e ka bërë hapur, jo “nër tavolina, qoshe e as në oda”.

Duke folur për situatën politike në vend, zëvendëkryeministri Tahiri tha se i kupton zyrtarët e PDK-së për çfarëdo deklarate që japin, pasi nuk e kanë themeluesin e partisë në Kosovë e as kryetarin.

“Partia Demokratike e Kosovës si subjekt politik, e ka themeluesin e kryetarin në Hagë, çfarëdo pezmi që e shprehin i kuptoj se është situatë e rëndë. E analizoj me seriozitet situatën në të cilën ndodhemi”, tha Tahiri në Frontal.

Tutje, ai foli edhe për kandidatin e tyre për president Ramush Haradinajn, për të cilin beson se do të bënte punë të mirë, në rast se vjen në krye të shtetit.

“Nuk ka të bëjë me kushtëzime çështja e presidentit, asnjë prej partive politike nuk i ka nënshkrimet e mjaftueshme me shty një kandidat për president, bile Alenca nuk po shkon nër tavolina, në qoshe e oda, po kallxojmë cila është oferta jonë”, tha Tahiri.

“Ne kemi dhënë një pozicion politik, besoj që Ramushi do të bënte një punë të mirë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat