Fatmir Rexhepi: Presidenti të zgjedhet tash, në zgjedhje shkojmë në shkurt, mars apo prill

Aktuale

Fatmir Rexhepi: Presidenti të zgjedhet tash, në zgjedhje shkojmë në shkurt, mars apo prill

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 21:13
Fatmir Rexhepi

Deputeti i LDK-së, Fatmir Rexhepi thotë se është i gatshëm të votojë çdo kandidat konsensual për President që vjen në Kuvend.

“Kosovës i duhet një president konsensual duke përfshirë LVV, LDK, PDK, AAK. Cili do kandidatë që del si konsensual nga subjektet do ta votoj”, deklaroi ai në një deklaratë për emisionin “Debat Plus”.

Rexhepi thotë se e ka obligim qëndrimin në Kuvend në momentin kur të vjen dita për të zgjedhur presidentin.

“Kur të vjen në rend ditë ne seancë, unë nuk do të iki nga seanca sepse e kam për detyrë të jem pjesëmarrës në seancë”, tha ai.

Deputeti i LDK-së thotë se është në interesa të vendit që të ketë stabilitet.

“Duhet ta ndajmë detyrën e presidentit nga ajo e qeverisë dhe zgjedhjeve. Duhet të merren vesh partitë shqiptare dhe të zgjedhin presidentin me konsensus. Kjo është interes i vendit. Pse të lihet pas zgjedhjeve. Pastaj merremi vesh për datën e zgjedhjeve a mbahen me 1 shkurt, 1 mars apo 1 prill”, deklaroi Fatmir Rexhepi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat