Enver Hasani: Katastrofë për vendin, nëse nuk kemi president deri në skadimin e mandatit të Osmanit

Aktuale

Enver Hasani: Katastrofë për vendin, nëse nuk kemi president deri në skadimin e mandatit të Osmanit

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 21:39
Enver Hasani

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani në një lidhje telefonike në “Debat Plus” ka folur për mandatin e Ushtrueses së Detyrës së Presidentes.

“Nëse kalohet afati prej gjashtë muajve për Ushtruesen e Detyrës së Presidentes, vendi i presidentes mbetet vakant”.

Hasani thotë se nëse nuk zgjidhet çështja e presidentit brenda kësaj kohe vendi do të futej në një kaos ku nuk ka shpjegime në terma juridik.

“Kjo do të ishte një katastrofë për neve pasi do të jemi në një pozitë kush kujt ja mund”.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese thotë se Vjosa Osmanin nuk e pengon Kushtetuta që të jetë pjesë e ndonjë subjekti politik apo të krijojë parti të re pasi sipas tij ajo nuk është presidente e zgjedhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat