Osmanit i fillojnë kritikat edhe nga LDK-ja pasi ia shkëputi kontratën William Walkerit

Aktuale

Osmanit i fillojnë kritikat edhe nga LDK-ja pasi ia shkëputi kontratën William Walkerit

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 22:49
Foto Ilustrim

Zëvendësministëri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Engelbert Zefaj nga radhët e LDK-së e ka kritikuar ushtruesen e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani, pasi e ka shfuqizuar kontratën mes Presidencës së Kosovës dhe ambasadorit William Walker.

Zefaj thotë se Vjosa Osmani e ka humbur respektin e tij përgjithmonë.

“Vjosa R. Osmani deri sot jam përmbajt, por sot më turpërove! Qa të bëri William Walker?! Me dite se kurrë bukë nuk ha, e ke humb respektin tim përgjithmonë!”, ka shkruar Zefaj në Facebook.

Ndërsa, Osmani, përmes një shkrimi në Facebook, ka sqaruar shfuqizimin e kontratës në mes të Zyrës së Presidentit dhe ambasadorit William Walker. Edhe pse në një deklaratë për T7, Vjosa Osmani ka thënë se ka skaduar kontrata me fondacionin Walker dhe nuk do ta vazhdojë atë, ajo ka reaguar duke thënë se kontrata nuk ka skaduar akoma. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat