Spahiu: Presidenti të zgjedhet nga populli ose përfunduam në kolaps institucional

Aktuale

Spahiu: Presidenti të zgjedhet nga populli ose përfunduam në kolaps institucional

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 00:13
Nexhmedin Spahiu

Analisti Nexhmedin Spahiu është i prerë se presidenti i vendit duhet të zgjedhet me vota të popullit.

Ai ka thënë se kjo është zgjidhja e vetme për të shmangur krizën institucionale sa herë që vjen koha për president të rI.

“Është një moment i përshtatshëm që partitë politike të ndryshojnë amendamentet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit, meqenëse s’mund të bien dakord për këtë çështje. S’është e mundur që presidenti të zgjedhet pa një forcë amerikane, prandaj për të treguar se jemi shoqëri e pjekur duhet ta amendamentojmë Kushtetutën dhe të shkohet në zgjedhjen e presidentit dhe kjo të vazhdojë edhe në të ardhem për të mos prodhuar kriza politike”.

Spahiu në Edicionin Special ka thënë se gjasat më të mëdha për t’u bërë president aktualisht i ka ai i AAK-së, Ramush Haradinaj, ndërsa për Isa Mustafën e LDK-së ka thënë se për aspiratat e postit të presidentit do të zhvillojë një lojë “që po detyrohet të heqë dorë nga posti i kryeministrit nga partnerët e koalicionit”.

Për PDK-në, Spahiu tha se ende funksionin me urdhra nga udhëheqësit e saj dhe se po presin sinjale nga Haga se çfarë të bëjnë.

Vetëvendosje edhe po të merr 51 për qind në zgjedhje parlamentare sërish do t’i duhen deputetë të partive tjera për të zgjedhur një president, prandaj do ta ketë shumë të vështirë edhe kjo parti, sipas Spahiut.

“Ne rrezikojmë një kolaps institucional dhe është koha që ta zgjidhin. Ata që kërkojnë të bëhen president duhet të kërkojnë nga votë popullore. S’ka nevojë t’i druhen propozimit të ndërrohet Kushtetuta. Më mirë të shkohet në zgjedhje për president sesa për parlament. Pra, gjasat më të mëdha janë se Kosova do të përfundojë në kolaps”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat