Gaxherri për LDK-në: Është më e mira në Kosovë

Aktuale

Gaxherri për LDK-në: Është më e mira në Kosovë

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 09:11
Besa Gaxherri

Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri e ka ngritur në “qiell” partinë e saj.

Ajo në Kanal10 ka deklaruar se LDK-ja është partia më e mirë në Kosovë.

“Nëse i marrim të gjitha partitë dhe i krahasojmë, unë besoj se LDK-ja është lartë më e mirë se të gjitha partitë e tjera, e them me fakte”, ka thënë Gaxherri.

Ajo ka thënë se edhe pse një kohë ka pasur pakënaqësi me LDK-në, ato janë shprehur publikisht, ndërsa ka thënë se tani është mjaft mirë në parti.

E debati i ditëve të sotme është i gjithë për zgjedhjen e presidentit. Por deri në këtë pikë asnjëra parti nuk ka treguar gatishmërinë që përkrah një kandidatë të një subjekti tjetër. Secila kanë kandidatin e tyre, me përjashtim LDK-ja që aktualisht ka bërë një tërheqja nga ky post.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat