Deputeti i LDK-së u reagon “dështakëve kronikë të LDK-së dhe PDK-së”: S’keni më sekrete, po ju lexohen letrat në dorë

Aktuale

Deputeti i LDK-së u reagon “dështakëve kronikë të LDK-së dhe PDK-së”: S’keni më sekrete, po ju lexohen letrat në dorë

Nga: A.Zh Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 15:38
Haxhi Avdyli

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Haxhi Avdyli, i ka reaguar partisë së tij dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai ka thënë se “anonimët e PDK-së” dhe “disa dështakë kronikë të LDK-së”, po vajtojnë pse postin e presidentit nuk po mund ta merr PDK-ja, përcjell Bota sot.

Sipas tij, PDK-ja nuk po dëshiron hyrjen në qeverinë aktuale, duke theksuar se PALN-i i tyre është dekonspiruar.

Reagimi i Avdylit në Facebook:

Sot qenkan mbush portalet me analiza të anonimusave të PDK-së që po u mbajnë hallin e bartjes së votuesve të LDK-së, dhe do dështakëve kronikë të LDK-së që po vajtojnë pse posti Presidentit s’po mund tu delegohet PDK-së e pse as PDK s’po ju begenisë më për me ju ardh në Qeveri. S’keni më sekrete, po ju lexohen letrat në dorë. PLANi u juaj u dekonspirua kaherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat