Shifra marramendëse – “mbi 300 milionë euro shkon pasuria e Dinastisë së Hashim Thaçit”

Aktuale

Shifra marramendëse – “mbi 300 milionë euro shkon pasuria e Dinastisë së Hashim Thaçit”

Nga: N.Sh Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 16:07
Hashim Thaçi

Mbi 300 milionë euro kap vlerën e pasurisë familja e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Kështu po pretendon ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Miftari përmes një postimi në Facebook, i ka publikuar këto shifra pasi vëllai i Hashimit, Idrizi ka krijuar një fondacion ku kërkon para për ndihmë.

Sipas tij, pasuria e Thaçit, ka arritur këtë shifër nga tenderët në KEK, PTK, AKM, Aeroport, por edhe nga krimi i organizuar nga vjedhja e shtetit.

Postimi i plotë:

Mbi treqind milionë euro  300.000.000 shkon vlera e pasurisë të Dinastisë familjes dhe familjarëve të Hashim Thaçit, e tani kinse po formojmë fonde kinse me mbrojt Thaçin nga gjykata speciale.

Fondi asgjë tjetër pos lavatriqe e lamjes të parave të pista para nga tenderët e KEK, PTK, Aeroportit, AKM_AKP...para nga krimi i organizuar nga vjedhja e shtetit deri te Korrupsioni.!

Erifi pesë avokat se namin e ka pat bë tu luftua kundër Serbisë  (natë ditë tu dashtë me nda Kosovën me Serbinë).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat