Avokati bën thirrje që qytetarët mos t’i përgjigjen fondit për ndihmë juridike për Thaçin

Aktuale

Avokati bën thirrje që qytetarët mos t’i përgjigjen fondit për ndihmë juridike për Thaçin

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 22:23
Hashim Thaçi

Avokati i njohur, Gazmend Halilaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos i përgjigjen fondacionit për ndihmë juridike për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Halilaj ka thënë se kjo është e palogjikshme, e paligjshme dhe fyerje direkte për viktimat.

Është e pa ligjshme, e pa logjikshme dhe fyerje direkte për viktimat.

Shteti për këtë kategori nga taksat tona ndau 20.000.000 euro, ndërsa për viktimat dhe dëshmitarët asnjë cent, për kundrazi përmes mediave të kontrolluara, i fyen qdo dite.

“Shteti për këtë kategori nga taksat tona ndau 20.000.000 euro, ndërsa për viktimat dhe dëshmitarët asnjë cent, për kundrazi përmes mediave të kontrolluara, i fyen çdo ditë.”, ka shkruar ai në Facebook.

Bordi i Fondacionit ka thënë se “Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit” është themeluar mbi bazën e ligjeve në fuqi ka për qëllim mbështetjen e mbrojtjes juridike të ish-presidentit Thaçi, duke siguruar mbështetje financiare për të mundësuar mbrojtje të mirëfilltë, asistencë teknike dhe profesionale për ekipin e mbrojtjes në kuadër të këtij procesi gjyqësor, si dhe bashkëpunim me të gjitha instancat e interesuara me qëllim të avansimit të së vërtetës dhe të historisë së luftës për liri të Presidentit Thaçi dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Postimi i plotë

Mosss iu përgjigjeni fondacionit ndihmë juridike për z.Thaqi.

Është e pa ligjshme, e pa logjikshme dhe fyerje direkte për viktimat.

Shteti për këtë kategori nga taksat tona ndau 20.000.000 euro, ndërsa për viktimat dhe dëshmitarët asnjë cent, për kundrazi përmes mediave të kontrolluara, i fyen qdo dite.

Sekendejmi, ai vetë ka deklarua që gjatë luftës ka qenë jashtë linjave të frontit.

Shfrytëzoni ata pak cent që merrni nga trusti pencional për familjet e juaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat