Pacollin se zë vendi, niset me aeroplan drejt Azisë

Aktuale

Pacollin se zë vendi, niset me aeroplan drejt Azisë

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 08:37
Behgjet Pacolli

Kryetari i AKR’së, Behxhet Pacolli, mëngjesin e sotëm është nisur drejt Azisë

Këtë e ka bërë të ditur vetë Pacolli përmes një shkrimi në Facebook.

Ai ka shpërndarë një fotografi në aeroplanin e tij privat, ku ka shkruar se po niset drejt Azisë.

“Si gjithmonë, në udhëtime… Sapo u nisa për në Azinë Qendrore”, ka shkruar Pacolli.

Ndërkohë, kreu i AKR’së njihet për udhëtimet e tij të shpeshta dhe jetën luksoze që bën.

Image
Insta

Ai para pak ditësh është kthyer nga një udhëtim ku ishte bashkë me familjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat