Deputetit të LDK-së ia shpërthejnë gomat e veturës

Aktuale

Deputetit të LDK-së ia shpërthejnë gomat e veturës

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 15:14
Vetura e Manajt

Deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shkëmb Manaj i ka ndodhur një e papritur.

Të njëjtit i janë shpërthyer të katër gomat e veturës, derisa e kishte poshtë banesës ku edhe jeton.

Manaj tha se rasti është lajmëruar në polici, duke shtuar se asnjëherë në jetën e tij s’ka pasur ndonjë problem me askënd.

Sipas tij, nëse ky veprim i ulët është tentim që të ndal punën e tij dhe përfaqësimin e qytetarëve në Kuvend, e kanë gabim, sepse nuk ka forcë që e ndalë nga ky përkushtim.

Postim i i plotë:

Të nderuar miq,

Të dashur qytetarë të Republikës,

Sot rreth ores 11:00 kam vërejtur se katër gomat e vetures time, brenda garazhes në banesën ku banoj, janë shpërthyer, si rrjedhojë e shpuarjes me thikë.

Rasti është lajmruar në polici, e cila ka reaguar me shpejtësi dhe e ka kryer punën e saj me profesionalizëm. Me këtë rast e falënderoj Policinë e Kosovës dhe kërkoj që rasti të trajtohet dhe të zbardhet në tërësi.

Unë, asnjëherë në jetën time nuk kam pasur dhe nuk kam asnjë problem personal me askënd. Prandaj, nëse ky veprim i ultë është tentim që unë të ndalem nga puna ime e përfaqësimit të qytetarëve në Kuvend të Republikës dhe nga angazhimi i çdo ditshëm për fuqizimin e shtetit ligjor dhe të së drejtës, e kanë gabim, sepse nuk ka forcë që me ndal nga ky përkushtim.

Duke marr paraysh që rasti është tani në procedurë hetimore, kërkoj mirëkuptimin e mediave që përtej këtij njoftimi, nuk mund të jap deklaratë tjetër, lidhur me këtë rast.

Me respekt,

Shkëmb Manaj

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat