Ja sa milionë i ka ndarë shteti për të akuzuarit në Hagë

Aktuale

Ja sa milionë i ka ndarë shteti për të akuzuarit në Hagë

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 12:33
Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi; foto ilustrim nga "Bota sot"

(E plotësuar 14:00) - Për mbrojtjen e të akuzuarve nga Gjykata Speciale edhe njëherë është deklaruar ministri i Drejtësisë, Selim Selimi.

Selimi thotë se buxheti për mbrojtjen e të akuzuarve nga Specialja janë të paraparë me buxhetin e ministrisë. Ai tha se janë 20 milionë euro që do të shfrytëzohen për mbrojtjen e të akuzuarve. Prej tyre 7 milionë janë ndarë me amandamentim në Kuvendin e Kosovës gjatë rishikimit buxhetor, ndërsa 13 milionë thotë se janë në buxhetin rezervë

Selimi: 20 milionë euro do të shfrytëzohen për mbrojtjen e të akuzuarve

“Ne e kemi buxhetin e caktuar të Ministrisë së Drejtësisë, buxhet i cili ka të bëjë me divizionin për mbrojtën e të akuzuarve potencial është një detyrë e jona që na obligon ligji dhe është ligji që merret me mbrojtjen e të akuzuarve potencialë. Nga ky ligj kanë dalë tri udhëzime administrative që tregojnë si ndahen ato fonde. Janë publike. Ne kemi 7 milionë euro që janë ndarë me amendamentimin në Kuvend gjatë rishikimit buxhetor dhe 13 milionë euro që janë në buxhetin rezervë. Krejt i kemi 20 milionë euro që do të shfrytëzohen për mbrojtjen e të akuzuarve”, tregoi Selimi në konferencën që ishte thirrur të lansoj projektligjin e ri për parandalimin e korrupsionit.

Ndërsa ai ka treguar edhe si do të ndahen këto para për mbrojtjen.

Selimi: Grupi do të mblidhet dhe do të shqyrtojë çdo kërkesë

“Janë të klasifikuara për shkak që ky klasifikim është bërë më herët që të ruhet konfidencialiteti mes avokati dhe klientit. Ne kemi pranuar disa kërkesa, këto kërkesa do të fillojnë të shqyrtohen këtë javë pasi që deri tash kemi pritur verifikimin e AKI-së të zyrtarëve që do të merren me procesimin e këtyre kërkesave sepse na është dashtë që ata të kenë nivelin e verifikimit sekret. Javën e kaluar AKI e ka përfunduar verifikim dhe kemi tash certifikatat e këtyre zyrtarëve të dhënë nga AKI. Grupi do të mblidhet shpejtë dhe do ta shqyrtojë çdo kërkesë...ato dokumente do të shqyrtohet pikë së pari se a plotësohen kushtet, a janë dokumente të kompletuara pastaj do të shqyrtohet shuma e kërkuar dhe shuma e kërkuar gjithashtu rregullohet me norma të veçanta se cila do të jetë për çdo kërkesë dhe pasi të kalohet kjo pjesë procedurale pastaj do të bëjmë transferimin e parave”, deklaroi Selimi.

***

20 milionë euro janë ndarë për mbrojtjen e të akuzuarve në Gjykatën Speciale.

Këtë e ka konfirmuar Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, përmes një konference për media.

Sipas tij, buxheti është caktuar dhe se është detyrë e shtetit ku e obligon edhe ligji.

“E kemi buxhetin e caktuar, është një detyrë e jona që na obligon ligji, ne kemi 7 milionë euro të cilat janë ndarë gjatë  dhe 13 milionë tjera, krejt janë 20 milionë euro të cilat do të shfrytëzohen për mbrojtjen e të akuzuarve në Speciale”, tha Selimi.

Kujtojmë se aktualisht në Hagë janë duke u akuzuar ish-krerët e UÇK’së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli, Salih Mustafa dhe Rexhep Selimi.

Ndryshe, sot Ministria e Drejtësisë ka lansuar projektligjin e ri për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit. Me këtë projektligj Agjencia Kundër Korrupsion do të ketë rol parandalues sesa hetues. Agjencia do të merret me hetimin e rasteve që lidhen me mbrojtjen e sinjalizuesve, pastaj rastet që kanë të bëjnë me konflikt interesi si dhe rastet që dalin nga deklarimi i pasurisë.

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi bashkë me Drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsion, Shaip Havolli në një konferncë për media kanë bërë lansimin e këtij projektligji.

Selimi ka treguar se grupi punues i themeluar për hartimin e projektligjit është i mbështetur edhe nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), zyra e UNDP dhe zyra e BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat