​“Moment historik - Kosova pavarësohet nga Serbia si zonë rregulluese”

Aktuale

​“Moment historik - Kosova pavarësohet nga Serbia si zonë rregulluese”

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 14:57
​“Moment historik - Kosova pavarësohet nga Serbia si zonë rregulluese”

Ish-drejtori i KOSTT-it, Ilir Shala, ka njoftuar se Kosova është pavarësuar nga Serbia si Zonë Rregulluese e transmisionit. Në një postim të tij në profilin e tij në Facebook ai tregon për rëndësinë e kësaj ngjarje.

Vlen të theksohet se ishte angazhimi i madh i Shalës që Kosova të pavarësohet nga Serbia si Zonë Rregulluese.

Postimi i plotë i tij:

Dita e sotme, 14 Dhjetor 2020, eshte dita e fillimit te operimit te pavarur te KOSTT-it nga EMS (Serbia), si Zone Rregulluese, brenda Bllokut Rregullues Shqiperi - Kosove (Blloku AK)!

Kesaj arritje historike, i kane paraprire:

1. Arritja e Marreveshjes me OST (Shq), per themelimin e Bllokut Rregullues Shqiperi - Kosove (Blloku AK), me 26.11.2019;

2. Votimi nga RGCE/ENTSO-E i Marreveshjes se re te Kyçjes KOSTT - ENTSO-E, me 20.04.2020,

3. Nenshkrimi i Marreveshjes se re te Kyçjes KOSTT - ENTSO-E, per operimin e KOSTT-it Zone Rregulluese e pavaruar nga EMS (Serbia), me 30.06.2020;

4. Votimi nga RGCE/ENTSO-E i hyrjes ne fuqi te Marreveshjes se Kyçjes, me 29.10.2020.

Te gjitha keto suksese historike jane arritur fale punes ekipore dhe profesionale te Grupit Punues dhe nengrupeve tjera punuese dhe gjithe punonjesve te ndermarrjes KOSTT, bashkepunimit me OST (Shqiperi), perkrahjes institucionale dhe miqeve tane nderkombetare!

E gezofshim te gjithe ne dhe gjeneratat ne vijim!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat