​Seanca e radhës në rastin e Salih Mustafës pritet të mbahet në shkurt

Aktuale

​Seanca e radhës në rastin e Salih Mustafës pritet të mbahet në shkurt

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 15:53
Seanca e Salih Mustafës në Gjykatën Speciale

(E plotësuar 17:28) - Avokati i Salih Mustafës ka thënë se situata e krijuar me pandeminë COVID-19 do të mund të kufizojë mbrojtjen të kryejë hetimet, sidomos në pjesën kur duhet të udhëtojë për në Kosovë. Në seancën e tretë mbi ecurinë e çështjes, të mbajtur sot në Hagë, pasi Prokuroria përmendi muajin mars si kohë kur duhet të fillojë procesi gjyqësor, avokati Von Bone tha se mund të nevojitet më shumë kohë deri në fillimin e gjyqit.

Avokati Julius von Bone tha se mund t’iu duhen deri në nëntë muaj kohë për hetime.

Von Bone: Mbyllja e plotë si pasojë e pandemisë mund të ndikojë në punën e hetimeve

“Do të bëhet një mbyllje e plotë në Holandë, që do të hyjë në fuqi sonte e do të vazhdojë deri më 19 janar, nuk e di në çfarë mase do të ndikojë kjo në aktivitetet tona. Do të ketë mbyllje të plotë dhe kjo padyshim që do të kufizojë mundësitë e mbrojtjen për të kryer hetimet dhe për të udhëtuar në Kosovë. Kaq kam për të thënë lidhur me statusin e hetimeve të mbrojtjes, sa do të zgjasë apo, do të kisha thonë së paku nëntë muaj”, tha ai.

Ndërsa prokurori Cezary Michalczuk nuk u pajtua me këtë periudhë kohore.

Michalczuk: Duhet të vazhdojmë sa më shpejtë me gjykimin ndaj Salih Mustafës

“Është pak shqetësuese, e kemi të qartë se mbrojtjes i duhet kohë për të kryer hetimet, por ndoshta duhet të gjejmë një mënyrës ta trajtojmë këtë çështje, duhet ta vlerësojmë masën e ndikimit të masave, për ndikimin e pandemisë, që merr qeveria, në çfarë mase do të ndikojnë ato të mbrojtja për të udhëtuar në Kosovë për të kryer hetimet e veta, Këtë po e them sepse kemi në paraburgim të pandehurin dhe duhet të vazhdojmë sa më shpejtë që është e mundur me gjykimin”, tha ai.

Por, sipas avokatit, se kur mund të fillojë procesi gjyqësor varet edhe nga sasia e dëshmitarëve që duan të jenë pjesë e këtij procesi.

Von Bone: Procesi gjyqësor ndoshta mund të fillojë pas muajit mars

“Varet nga sasia e dëshmitarëve që duam të jenë pjesë e procesit gjyqësor, por është një çështje që e kemi aktualisht dhe po përballemi. Do të shohim nëse do të mund ta bëjmë këtë gjë përpara muajit mars të vitit që vjen, nuk jam i sigurt për të dhënë përgjigje specifike por më duhet të them që po punojmë për të qenë më të qartë. Në vlerësimet e mija të përafërta dua të them që ndoshta nuk mund të jetë marsi, mund të jetë një muaj apo gjashtë javë pas marsit, këtë lloj date të përgjithshme mund të jap”, tha mbrojtja.

Një pjesë e seancës së sotme në Hagë ka vijuar e mbyllur me kërkesë të mbrojtjes, për shkak se do të diskutoheshin materialet që i ka dorëzuar Prokuroria.

Ndërsa seanca e radhës pritet të mbahet në muajin shkurt.

Kujtojmë se Salih Mustafa, i njohur si komandant Cali, e ka filluar ballafaqimin me Gjykatën Speciale më 28 shtator të këtij viti. Ai është i arrestuari i parë nga Specialja dhe atje është deklaruar i pafajshëm.

16:13 Ndërpritet seanca ndaj Salih Mustafës, kjo është arsyeja

Pak minuta pasi filloi seanca e tretë ndaj Salih Mustafës, ajo u ndërpre me kërkesë të avokatit të tij, Julius Von Boné.

Ish-eprori i UÇK-së, Salih Mustafa, edhe sot për të tretën radhë u paraqit para Gjykatës Speciale në Hagë.

Në këtë seancë, Prokurori i Prokurorisë së Specializuar, tregoi se i ka dorëzuar të gjitha dokumentet e nevojshme mbrojtjes së Mustafës.

Ai tregoi se janë qindra dokumente e mijëra faqe që janë pjesë e dosjes për Salih Mustafën.

Mirëpo, ka qenë Julius Von Boné, avokati i Salih Mustafës, i cili ka kërkuar që seanca të jetë e mbyllur për shkak të këtyre dosjeve dhe për shkak se ai mund të përmend ndonjë emër e të dalë në publik e që nuk duhet të ndodhë një gjë e tillë.

“Kemi marrë materialet nga prokuroria, ku përfshihet edhe një listë mjaftë e gjatë, ndoshta më vonë do të doja të kërkojë që ta dëgjojë atë listë në një seancë të mbyllur. Ka vetëm një çështje konkrete që dua ta diskutojmë në seancë të mbyllur. Dua që këtë ta bëj në seancë të mbyllur sepse mund të përmend emra që nuk duhet të bëhen publik”, ka thënë avokati, Julius Von Boné.

Prokurori ka thënë se, çështja është duke shkuar mirë.

“Në këtë moment, prokurori ka ende materiale shfajësuese nën kontroll dhe procedura po shkon shpejtë dhe materialet në vazhdon do t’i dorëzohen mbrojtjes nga fundi i kësaj jave. Po i kontrollojmë të gjitha materialet në lidhje me provat shfajësuese. Gjithashtu kemi edhe veprimtari tjera që po bëhen për momentin, për shembull transkriptimin e intervistave dhe do të shohim nëse ka nevojë që të dorëzohen me apo pa redaktim”, ka thënë prokurori.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se akoma nuk ka përfunduar tërësisht hetimi ndaj Musatfës, dhe se sipas prokurorit, nuk është duke u bërë vetëm një hetim. Ai tha se  dosjet para gjyqësore dhe materialet e tjera brenda 15 shkurtit të vitit të ardhshëm.

“Nuk ka përpunuar tërësisht hetimi. Ka mbetur edhe një numër i vogël i hapave që duhet të ndërmarrim. Gjithsesi sikurse thamë edhe në konferencën e fundit, edhe nëse na ka mbetur ndonjë punë pa e bërë ajo punë nuk do të ndikojë në nxjerrjen e afateve dhe do të vazhdojmë punën. Gjykimi mund të fillojë në vitin e ardhshëm. Dua të theksojë se hetimet që i kryen zyra jonë nuk janë vetëm me këtë çështje por edhe me çështjet e tjera gjyqësore. Pra duhet ta marrim parasysh këtë fakt kur bëhet fjalë pëe nxjerrjen e detyrimeve të materialeve të mbrojtjes. Siç thash bëhet fjalë për më shumë çështje gjyqësore”, theksoi prokurori. 

***

Seanca e Salih Mustafës në Gjykatën Speciale 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat