Avokati i Mustafës thotë se s’ka mundur të vijë në Kosovë për këtë shkak

Aktuale

Avokati i Mustafës thotë se s’ka mundur të vijë në Kosovë për këtë shkak

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 17:01
Mustafa

Avokati i Salim Mustafës, Julius Von Bone në seancën e sotme paragjyqësore ka thënë se nuk ka mundur ende t’i zhvillojë si duhet hetimet e tij.

Julius Von Bone kishte planifikuar të udhëtonte për në Kosovë për ta hetuar këtë çështje, por se këtë s’ka mundur ta bëjë ende për shkak të masave anti-COVID.

Ndërkaq prokurori i Specializuar ka kërkuar që të shqyrtohen këto masa të përmendura.

Ndërsa gjykatësi Nicolas Guillou ka thënë se si Gjykatë Speciale mund të ketë lehtësime në udhëtime. Ai tha se këto do të diskutohen në seancën e radhës

“Ne si tribunal mund të marrim përjashtime në këto udhëtime. Ne do t’i diskutojmë këto në seancën e radhës dhe atëherë duhet ta keni parasysh se sa do të zgjasin hetimet e juaja”, tha Guillou.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat