Ish-luftëtari i UÇK-së rrëfen historinë e Betejës së Pashtrikut, tregon si u nxorr i gjallë pasi u plagos rëndë

Aktuale

Ish-luftëtari i UÇK-së rrëfen historinë e Betejës së Pashtrikut, tregon si u nxorr i gjallë pasi u plagos rëndë

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 20:09
Xhevdet Qeriqi

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhevdet Qeriqi, ishte njëri ndër 143 ushtarët që ranë në pritë nga forcat serbe, sot 22 vite më parë.

Kjo betejë ndryshe njihet edhe si beteja e Pashtrikut.

Në këtë pritë ndaj ushtarëve të UÇK-së, mbetën të vrarë 41 ushtarë, teksa dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur, në mesin e tyre edhe vetë Qeriqi.

Qeriqi, ka kujtuar këtë ngjarje.

Ai rrëfeu momentin më të rëndë në jetën e tij, teksa kishte arritur që të tërhiqej nga fushë-beteja i plagosur rëndë.

Në mesin e ushtarëve të UÇK-së, që ranë heroikisht në këtë betejë, ka qenë edhe Komandanti Mujë Krasniqi.

Qeriqi ka kujtuar fjalët e tij të heroit Mujë Krasniqi, në momentin kur kishin nisur breshëritë e kallashnikovëve të ushtrisë serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat