Avokati holandez i Salih Mustafës kërkon të paguhet 250 euro për një orë

Aktuale

Avokati holandez i Salih Mustafës kërkon të paguhet 250 euro për një orë

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 20:40
Avokati holandez i Salih Mustafës

Ministria e Drejtësisë ende nuk ka shqyrtuar kërkesat e avokatëve që mbrojnë të akuzuarit në Hagë .

Brenda Ministrisë së Drejtësisë, ekziston një divizion i veçantë.

Mandatin  i buron nga Ligji për Mbrojtjen Juridike të të Akuzuarve potencial në Gjykatën Speciale.

Ndërsa, përmes këtij divizioni duhet të kryen të gjitha pagesat për mbrojtje juridike të të akuzuarve.

E kërkesat e para tashmë kanë arritur në këtë divizion.

Një të tillë e ka parashtruar edhe Luis Von Bone, që para Dhomave të Specializuara mbron ish eprorin e UÇK-së, Salih Mustafën.

Se kërkesa të tilla pa specifikuar nga kush, kanë ardhur në Ministrinë e Drejtësisë e pranon edhe shefi i këtij dikasteri, Selim Selimi.

 “Kemi pranuar disa kërkesa, mund të them. Ato do të fillojnë të shqyrtohen këtë javë”

Media ka kohë që ka kërkuar sqarime se sa është shuma e parave që kanë kërkuar avokatët mbrojtës, për punën që kanë bërë në Hagë.

Por, Ministria e Drejtësisë nuk ka ofruar sqarime për këtë çështje nën arsyetimin se këto janë dokumente të klasifikuara.

Veçse, nga burime të ndryshme të afërta me procesin ka marr vesh se avokati i Sali Mustafës, për punën e bërë deri me tani ka kërkuar 47 mijë euro.

Për një orë punë avokati holandez, sipas burimeve të T7 kërkon të paguhet 250 euro.

E ndonëse këto kërkesa kanë arritur, Ministria e Drejtësisë nuk ka paguar ende asnjë prej tyre.

Se nuk kanë filluar pagesat e ka konfirmuar Selim Selmi, veçse ky ka arsyetuar pse nuk është bërë një gjë e tillë. 

“Deri tash e kemi pritur verifikimin e AKI-së të zyrtarëve të cilët do të merren me procesimin e këtyre kërkesave sepse na është dashur që ata ta kenë nivelin e verifikimit sekret. Fatmirësisht javën e kaluar AKI-ja e ka përfunduar verifikimin dhe tash i kemi certifikatat e këtyre zyrtarëve të dhëna nga AKI-ja. Grupi do të mblidhet shpejtë dhe do ta shqyrtojë çdo kërkesë me dokumentet përcjellëse“, tha Selim Selimi, Ministër i Drejtësisë

Selimi  ka sqaruar edhe mënyrën se si do të trajtohen kërkesat.

“Do të shqyrtohen së pari dokumentet, a janë të kompletuara, pastaj do të shqyrtohet shuma e kërkuar. Edhe shuma e kërkuar gjithashtu rregullohet me norma të veçanta se cila do të jetë për çdo kërkesë. Dhe pasi që të kalohet kjo pjesë procedurale, atëherë do të kemi mundësi që t’i transferojmë paratë të mbrojtjes”

Ndërkohë, media ka mësuar që avokatët mbrojtës së Hashim Thacit dhe Kadri Veselit, deri me tani nuk kanë parashtruar kërkesë për financim të mbrojtjes së tyre.

Ndërsa, në buxhetin e Kosovës për mbrojtjen juridike të të akuzuar fillimisht janë ndarë 7 milionë euro.

Ndërsa me rishikimin e buxhetit janë shtuar edhe 13 milionë të tjera rezervë.

Por, përdorimin e  këtyre 13 milionë eurove po e shohin si të gabuar njohësit e sistemit të drejtësisë.

Ehat Miftaraj, tutje shton se edhe klasifikimi i dokumeteve që kanë të bëjnë me mbrojtjen juridike të të akuzuarve në Hagë, është në kundërshtim me ligjin.

 ‘’Qeverisa e Kosovës ka nxjerrë një rregullore që i ka klasifikuar si sekret në lidhje me ndihmat që jepen për të akuzuarit, një qasje e tillë është ne kundërshtim mbi ligjin mbi klasifikimin e informacioneve, sepse ligji qartëson çka është konfidenciale, dhe këto të dhëna nuk janë , sepse të gjithë e dinë që janë personat e akuzuar, më shumë përpjekje e Qeverisë, për fshehjen E ndihmës financiare, shumë që do ta marr çdo i akuzuar në Hagë, e mandej mundësi e keqpërdorimit duke mos i trajtuar barabartë të akuzuarit në Hagë”, thotë Esat Miftaraj.

Deri me tani në Gjykatë Speciale në cilësinë e të akuzuave për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit janë pesë ish pjesëtarë të UCK-së.

Ndërsa për pengim të drejtësisë janë të akuzuar edhe Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat