Tahiri: Koalicioni qeverisës i lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit

Aktuale

Tahiri: Koalicioni qeverisës i lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 10:56
Besnik Tahiri

Koalicioni qeverisës është i lidhur ngushtë me çështjen e zgjedhjes së presidentit te vendit.

Kështu thotë zëvendëskryeministri Besnik Tahiri i cili ka deklaruar se “nëse nuk kemi një zgjedhje për president, vendi shkon në zgjedhje”.

“Tani duhet një reflektim kryesisht nga PDK për shkak se VV ka kërkuar zgjedhje, nëse duam t’i parandalojmë zgjedhjet, në qoftë se jo zgjedhjet i kemi. A do të jetë zgjidhje, nuk mund të them asgjë, sondazhet pak a shumë dihen, mirëpo se qysh do të shkon nuk e di”.

Ai ka thënë se “viti 2020, ka qenë një vit shumë i vështirë” duke aluduar në problemet ekonomike që i ka shkaktuar pandemia COVID-19.

“Viti 2020 pa dyshim që ka qenë një vit shumë i vështirë. Ne në fillim të qershorit e kemi marrë qeverinë në rrethana shumë të vështira në një kohë kur i gjithë vendi ka qenë i mbyllur duke u ballafaquar me pandeminë Covid19, dhe në rrethana tepër të vështira kemi arritur që të hapim në masë të madhe ekonominë e Kosovës. Kemi arritur që të kalojmë ligjin për rimëkëmbje ekonomike dhe të ofrojmë një ndihmë substanciale edhe pse modeste për ekonominë e Kosovës. Në rrafshin e përgjithshëm është munduar që të menaxhohet mirë pandemia  nga ministri Armend  Zemaj, në veçanti që të forcohet sistemi mjekësor në spitalet rajonale si dhe të ndihmohen qytetarët me pandeminë tanimë edhe përmes ligjit për rimëkëmbje. Në rrafshin e politikës së jashtme Marrëveshja e Uashingtonit, konsiderohet si një marrëveshje e cila i ka sjellë njohje nga Izraeli Kosovës. Një çështje tjetër që mendoj që është tepër e rëndësishme ka të bëjë edhe me menaxhimin në fusha tjera në kohëra të vështira, kjo qeveri do të shihet si një qeveri që ka qenë tepër e kujdesshme në shpenzimin e parasë publike”.

Tahiri, në një intervistë për Radio Kosova, ka folur edhe për pritjet e Kosovës pas zgjedhjes së Joe Biden president i ri i SHBA-së.

“Marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë është një e arritur shumë e madhe shtetërore. Përmenda edhe njohjen nga Izraeli pastaj një sërë projektesh të cilat do ta ndihmojnë infrastrukturën e Kosovës dhe mbi të gjitha e ka në rrafshin  politik ku Kosova është barazuar me Serbinë dhe ai takim pa dyshim e ka dinamizuar edhe më shumë dhe e ka shtyrë përpara edhe veprimin e Bashkimit  Evropian në raport me dialogun. Pra konsideroj se është një marrëveshje shumë e mirë dhe një ndër të arriturat kryesore të këtij viti. Duhet të presim administratën e presidentin Biden duhet të jemi të kujdesshëm. Por më e rëndësishmja është se presidenti Biden e njeh e ka parë e vizituar Kosovën dhe është një mik i yni i cili duke e njohur realitetin dhe të vërtetën na shërben ne për shkak se e drejta është në anën tonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat