Hoti: Çështja e presidentit të zgjidhet në tryezën e partive politike, Mustafa po merret me takimin

Aktuale

Hoti: Çështja e presidentit të zgjidhet në tryezën e partive politike, Mustafa po merret me takimin

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 11:10
Avdullah Hoti

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti në një konferencë për media ka thënë se janë duke u përpjekur të mbledhin partitë parlamentare në një tryezë dhe të diskutojnë për çështjen e presidentit.

Duke kërkuar maturi politike, Hoti njoftoi se me ftesën për këtë takim është duke u marrë kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

“Po bëjmë përpjekje që të ndodhë një takim i të gjitha forcave politike për këtë çështje. Disa parti politike kanë dhënë pozicionet e tyre, megjithatë ende s’ka ndodhur një takim formal. Kryetari Mustafa po merret me këtë çështje dhe vetëm në tavolinë të partive politike parlamentare të gjendet zgjidhja. Të shohim nëse ka vullnet të tregojmë maturinë e nevojshme politike për të dalë nga kjo situatë”.

Ndërkaq, për arrestimin e dy qytetarëve të Kosovës nga policia serbe, Hoti ka thënë se janë duke pritur informacionet zyrtare.

“Zyra jonë ndërlidhëse në Beograd është marrë për të kërkuar informata për qytetarët e Kosovës që gjoja në pjesën serbe u arrestuan. Besoj që shpejt do të kemi informata të detajuara”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat