“Një lajm shumë i mirë”, Vjosa Osmani merr veprimin e radhës

Aktuale

“Një lajm shumë i mirë”, Vjosa Osmani merr veprimin e radhës

Nga: A.Morina Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 11:49
Vjosa Osmani

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, nga data 16-18 dhjetor do të qëndroj në Shqipëri, në vizitën e parë zyrtare që nga momenti kur ka marrë detyrën.

Këtë vizitë të Osmanit e ka mirëpritur profesori dhe analisti, Enver Bytyçi i cili e cilësoi si lajm shumë të mirë. Ai u shpreh i bindur se kjo vizitë do të jetë ndryshe nga vizitat e ish-presidentit të Kosovës në Tiranë.

Një lajm shumë i mirë! Vjosa Osmani, presidente në detyrë dhe kryetare e Parlamentit të Kosovës, do të bëjë prej nesër e deri të premten një vizitë zyrtare në Shqipëri. Axhenda e saj është tipike dhe unike për përfaqësuesen më të lartë të shtetit të Kosovës!", shkroi Bytyçi në facebook, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Nje lajm shume i mire! Vjosa Osmani, presidente ne detyre dhe kryetare e Parlamentit te Kosoves, do te beje prej neser e deri te premten nje vizite zyrtare ne Shqiperi. Axhenda e saj eshte tipike dhe unike per perfaqesuesen me te larte te shtetit te Kosoves! Ajo do te takohet me presidentin Meta, kryeparlamentarin Ruçi, kryeministrin Rama, kreun e opozites, Basha, kryetarin e Bashkise se Tiranes, Veliaj, si dhe ish-kryeministrin Berisha! Do te vizitoje maozeleun e Skenderbeut ne Lezhe dhe Varrezat e Deshmoreve ne Tirane, si dhe do te flase ne Parlamentin e Shqiperise!

Kam bindje se kjo vizite do te jete krejt ndryshe nga vizitat me çoka te ish-presidentit te Kosoves ne Tirane dhe kryeministrit tone ne Prishtine!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat