AGK-ja reagon pas sjelljes së Hekuran Muratit me gazetaren

Aktuale

AGK-ja reagon pas sjelljes së Hekuran Muratit me gazetaren

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 12:14
AGK-ja reagon pas sjelljes së Hekuran Muratit me gazetaren

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar ndaj sjelljes së deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati në drejtim të gazetares Leoreta Abazi, të cilën e ka cilësuar si të pahijshme dhe të papranueshme.

Murati përderisa ishte pyetur se sa para të kursyera i ka në Trust, ia ka kapur dhe shtyer mikrofonin gazetares. Për AGK-në, një sjellje e tillë nga një deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, është arrogante dhe e papranueshme.

“Gazetarët kanë të drejtë të parashtrojnë pyetje pa kërkuar leje paraprake, po aq sa kanë të drejtë zyrtarët politikë dhe shtetërorë të përgjigjen ose të mos përgiigjen në to. Por, asnjëherë të tentojnë t’i pengojnë kolegët tanë në ushtrimin e profesionit. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u bën thirrje të gjithë akterëve politikë dhe publikë që të mos i pengojnë gazetarët në kryerjen e detyrës së tyre”, thuhet në reagimin e tyre.

Madje, AGK inkurajon të gjithë kolegët që të mos ndalen së raportuari për çfarëdo shkelje që iu bëhet gjatë ushtrimit të profesionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat