Deputeti i AAK-së reagon ndaj video-lojës serbe: Serbia vazhdon të krenohet me gjenocidin në Kosovë

Aktuale

Deputeti i AAK-së reagon ndaj video-lojës serbe: Serbia vazhdon të krenohet me gjenocidin në Kosovë

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 12:23
Foto ilustrim

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla ka reaguar ashpër pas publikimit të një video-loje në Serbi ku pjesë e skenës është edhe sulmi në Prekaz.

Syla përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se krijimi i një video-loje të tillë për t’u krenuar, është shkalla më e lartë e marrëzisë.

Postimi i plotë

Çetnikët serb e paskan rikrijuar përmes një video-loje sulmin mbi Prekaz, masakrën mbi Adem Jasharin dhe familjen e tij. Ta krijosh një video të tillë për t’u krenuar është shkalla më e lartë e marrëzisë e çnjerëzisë.

Mosreagimi i Aleksander Vucicit dhe tolerimi i kësaj videoje është akt i ri agresioni mbi Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat