Edhe një dorëheqje nga Kryesia e PDK-së në Podujevë

Aktuale

Edhe një dorëheqje nga Kryesia e PDK-së në Podujevë

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 14:18
Foto Ilustrim

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDKK) në Podujevë, Bashkim Mustafa, ka dhënë dorëheqje nga të gjithë pozitat brenda kësaj partie.

Ky njoftim vjen pas dorëheqjes së kryetarit të Degës së PDK-së në Podujevë, Naim Fetahu, i cili ishte edhe kandidat për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet e 29 nëntorit.

Në ndërkjohë lajmin për dorëheqjen e Mustafës e ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

 “Të nderuar antarë dhe struktura të Partisë Demokratike dega në Podujevë. Pas zhvillimeve të fundit të dorëheqjes së Kryetarit të degës z.Naim Fetahu, unë Bashkim Mustafa jap dorëheqje nga gjitha pozitat brenda Partisë Demokratike, dega në Podujevë edhe si anëtar i Kryesis së degës në Podujevë”, ka shkruar Mustafa

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat