​Naser Ramadani – deputetëve: Bëni pyetje logjike - ‘durimi ka ardhur në skaj’

Aktuale

​Naser Ramadani – deputetëve: Bëni pyetje logjike - ‘durimi ka ardhur në skaj’

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 14:34
Naser Ramadani

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj gjatë raportimit të tij në Komisionin parlamentar për Shëndetësi ka insistuar që familjarët që janë negativë me COVID-19 nuk lejohen të qëndrojnë në klinikat ku trajtohen pacientët me sëmundjen infektuese.

I pyetur nga deputeti i LVV-së, Fitim Uka se a po lejohen familjarët në klinika, ministri Zemaj tha se është çështje tjetër si e kryejnë punën udhëheqësit e klinikave e SHSKUK dhe rojat e sigurisë.

Ndërsa, drejtori i IKSHP-së, Naser Ramadani u është drejtuar anëtarëve të komisionit duke iu thënë se ‘po pengohet në kryerjen e punës së tij’.

Ai madje reagoi edhe pas pyetjes së kryesueses së Komisionit, Albena Reshitaj e cila kërkoi të di rreth një versioni të ri të koronavirusit në Angli. E pas kësaj Ramadani kërkoi nga deputetët që të bëjnë pyetje logjike, sepse ‘durimi ka ardhur në skaj’ sipas tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat