“O çlirimtar, o shpëtimtar i kombit, shite këtë ndërtesë të vogël që e keni për të paguar avokatët” – ish-komandanti i UÇK-së tallet me Thaçin

Aktuale

“O çlirimtar, o shpëtimtar i kombit, shite këtë ndërtesë të vogël që e keni për të paguar avokatët” – ish-komandanti i UÇK-së tallet me Thaçin

Nga: N.Sh Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 14:44
Pallati që Naim Miftari pohon se është e Hashim Thaçit

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Miftari, e ka publikuar një fotografi të një ndërtese ku pretendon që është e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Ish-agjenti i SHIK-ut, i thotë Thaçit që ta shet këtë ndërtesë dhe t’i paguan avokatët edhe për veti edhe për shokët e tij.

Miftari tallet me Thaçin, ku shprehet se tash kanë me dhuruar para shumë oligark politik.

Sipas tij, ata do të jenë anonim, pasi që ata parat që i dhurojnë për Fondacionin janë para të Thaçit.

Lexojeni reagimin e Naim Miftarit:

Profiterat kanë emër

Liria dhe lufta ka emër, por se edhe të poshtër e profitera lufta ka plot.

Hashim shitne këtë ndërtesë të vogël tuajën me milionat e saj jo veç veten, por i mbron edhe shokët e tu jua zë nga 10 avokatë secilit jo veç vetes, fondit të multi milionerëve tani këto ditë vetëm kur fillojnë ti dalin kinse (donator) oligark politik anonim e thonë që unë për Hashim Thaçin liderin, Hashim çlirimtarin, Hashim luftëtarin edhe pse ka nejtë larg fronteve gjatë luftës po i dha 1 milion euro donacion veç emrin mos ma përmendni se paret edhe ashtu janë të tij.!?

Se për ka 5 mijë, 10 mijë e 100 mijë, sa fukareja e kame lu rolin e postierit e ka me ju jep pare të juaja juve mos pye.

Pare kanë me jep për se vdekuri edhe Hasan Prishtina, Azem Bejta, Ahmet Delija, besa edhe Isa Boletini që nuk e lashe me varros në Veriun e Kosovës në Boletin se dojshe me ja jep Serbisë atë pjesë të Kosovës ka me jep pare për ju o lider o çlirimtar o shpëtimtar i kombit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat