Selimi pranon raportin për hartimin e skenarëve për procesin e llogaridhënies dhe Vettingun

Aktuale

Selimi pranon raportin për hartimin e skenarëve për procesin e llogaridhënies dhe Vettingun

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 15:25
Selimi pranon raportin për hartimin e skenarëve për procesin e llogaridhënies dhe Vettingun

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka pranuar raportin për hartimin e skenarëve për procesin e llogaridhënies dhe Vettingun.

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka bërë të ditur se i është dorëzuar raporti i përgatitur nga grupi gjithëpërfshirës për hartimin e skenarëve dhe modaliteteve për procesin e llogaridhënies, duke përfshirë edhe Vettingun.

Sipas Selimit, kjo është vetëm pjesa e parë e rrugëtimit për një sistem të pastër, të fortë dhe llogaridhënës të Prokurorisë dhe Gjyqësisë, kurse raporti pritet të publikohet nesër.

Postimi i plotë i Selimi, pa ndërhyrje:

Raporti i përgatitur nga grupi gjithëpërfshirës për hartimin e skenarëve dhe modaliteteve për procesin e llogaridhënies, duke përfshirë edhe Vettingun, më është dorëzuar sot nga kryesuesi i grupit, Florent Spahija. Falënderoj z. Spahija dhe të gjithë anëtarët e grupit, të cilët për katër muaj kanë punuar intenzivisht në përgatitjen e këtij raporti. Kjo është vetëm pjesa e parë e rrugëtimit për një sistem të pastër, të fortë dhe llogaridhënës të Prokurorisë dhe Gjyqësisë. Raporti do të lansohet nesër në një konferencë të përbashkët për media edhe me Zëvendës Kryeministrin, Driton Semanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat