Kjo është mosha e 17 personave që humbën jetën nga Covid-19

Aktuale

Kjo është mosha e 17 personave që humbën jetën nga Covid-19

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 16:04
Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në Kosovë nga Covid-19 kanë vdekur 17 persona.

Sipas IKSHPK-së, rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 4 raste (87, 86, 71, 61 vjeç), Gjilan 3 raste (66, 66, 61 vjeç),  Gjakovë 2 raste (72, 72 vjeç), Rahovec 2 rast (72, 71 vjeç), Istog 1 rast (72 vjeç), Lipjan 1 rast (64 vjeç), Podujevë 1 rast (68 vjeç), Prizren 1 rast (64 vjeç), Suharekë 1 rast (82 vjeç), Vushtrri 1 rast (70 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 47.203 raste nga 165.583 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.220 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 482 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 34.637 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.346.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat