Naser Ramadani nervozohet keq pasi deputetët e pyesin për versionin e ri të coronavirusit

Aktuale

Naser Ramadani nervozohet keq pasi deputetët e pyesin për versionin e ri të coronavirusit

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 16:08
Naser Ramadani

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani i ka qortuar deputetët duke iu thënë se ‘po pengohet në kryerjen e punës së tij’.

Ramadani reagoi ashpër pas pyetjes së kryesueses së Komisionit, Albena Reshitaj e cila kërkoi të di rreth një versioni të ri të coronavirusit në Angli.

E pas kësaj Ramadani kërkoi nga deputetët që të bëjnë pyetje logjike, sepse siç tha “durimi ka ardhur në skaj”.

Ndërsa ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj gjatë raportimit të tij në Komisionin parlamentar për Shëndetësi ka insistuar që familjarët që janë negativë me COVID-19 nuk lejohen të qëndrojnë në klinikat ku trajtohen pacientët me sëmundjen infektuese.

I pyetur nga deputeti i VV-së, Fitim Uka se a po lejohen familjarët në klinika, ministri Zemaj tha se është çështje tjetër si e kryejnë punën udhëheqësit e klinikave e SHSKUK dhe rojat e sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat