Spahiu për flamurin e Kosovës: Ata që se duan mund të jenë ‘hajna’

Aktuale

Spahiu për flamurin e Kosovës: Ata që se duan mund të jenë ‘hajna’

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 16:26
Nexhmedin Spahiu

Publicisti Nexhmedin Spahiu ka thënë se shteti i Kosovës, po konsiderohet’ si ‘i huaj’ dhe jo si ‘i yni’.

Spahiu ka treguar një rast se si një punëtor e kishte pyetur shefin e tij se në cilën anë “duhet a vendosim flamurin tonë e në cilin këtë shtetërorin?”

Ai këtë e ka cilësuar si fillim i të keqes në Kosovë.

“Në cilin anë ta vendosim flamurin tonë e në cilin këtë shtetërorin?”- po e pyeste punëtori shefin. Këtu fillon e keqja e Kosovës”, ka shkruar Spahiu.

Ai tutje ka thënë se “shteti i Kosovës po konsiderohet “i huaj” dhe jo “i yni”.

Statusi i plotë:

“Në cilin anë ta vendosim flamurin tonë e në cilin këtë shtetërorin?”- po e pyeste punëtori shefin. Këtu fillon e keqja e Kosovës. Shteti i Kosovës po konsiderohet “i huaj” dhe jo “i yni”. Simboli që i takon Shqipërisë po quhet “i yni” e ai që është i yni po quhet “i huaj”. Çfarë edukate publike ka bërë klasa politike dhe mediet në Kosovë?!!!. Kjo është bërë për ta arsyetuar hajninë. Shteti shpallet i huaj që të vidhet pa u skuqur fare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat