Barani: Të gjithë pjesëtarët e KMDLNJ-së janë keqtrajtuar nga policia serbe

Aktuale

Barani: Të gjithë pjesëtarët e KMDLNJ-së janë keqtrajtuar nga policia serbe

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 19:12
Halit Barani

Kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në komunën e Mitrovicës, Halit Barani, thotë se të gjithë pjesëtarët e KMDLNJ-së në të gjitha qytetet janë keqtrajtuar nga policia serbe gjatë viteve të 90-ta.

Barani ka treguar edhe mënyrën se si qytetarët informonin pjesëtarët e Këshillit.

“Për komunikimin me qytetarë kanë qenë të gjithë shqiptarët që kanë qenë bashkëpunëtorë të Këshillit për Mbrojtjen dhe Lirive të Njeriut duke pasur parasysh dhuna që ushtrohej mbi popullatën shqiptarë të pafajshme dhe të pambrojtur të gjithë kanë qenë një zëri për sensibilizimin e gjendjes që po ndodhte”.

“Nuk ka pasur mundësi të ndodhë diçka në Skenderaj, Vushtrri, Mitrovicë, madje edhe në fshatarat më të largëta që të mos informohet Këshilli në Mitrovicë brenda gjysmë ore”.

“Kanë gjetur mënyra të ndryshme për të arrit deri në Këshill dhe të japin informatat. Pastaj, të gjitha informatat Këshilli i ka përcjellur në Këshillin Qendror në Prishtinë”, tha Barani.

“Që nga viti 1995 kemi pasur internet në Këshillë në Mitrovicë dhe i kemi pasur 36 adresa ndërkombëtare që i kemi përcjellur të gjitha informacionet brenda ditës që kanë ndodhur”.

“Ne në Këshillin në Mitrovicë kemi qenë 11 veta dhe të gjithë në por edhe të tjerët kanë qenë të keqtrajtuar në mënyrën më mizore dhe të gjithë kemi qenë të vetëdijshëm për gjërat e raportimet që po bëjmë”.

Barani mes tjerash tregoi se në mesin e të vrarëve ka pasur fëmijë, gra, pleq e plaka – disa prej tyre edhe të paralizuar.

“Në mesin e vrasjeve ka pasur fëmijë, gra, pleq e plaka edhe ata që kanë qenë të paralizuar në shtëpitë e tyre janë keqtrajtuar”.

“Më 26 gusht 1993 në fshatin Çabër plaçkiten 93 shtëpi shqiptare, një plakë që ka qenë e paralizuar dhe është keqtrajtuar pas tri dite ka humbur jetën pasi ka parë keqtrajtimet që u janë bërë fëmijëve të saj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat