Mustafa: S’e kemi problem të shkojmë në zgjedhje, Vjosa tash le ta tregon vetën se sa vota i merr

Aktuale

Mustafa: S’e kemi problem të shkojmë në zgjedhje, Vjosa tash le ta tregon vetën se sa vota i merr

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 20:03
Isa Mustafa

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se kjo parti nuk e ka asnjë problem që të shkohet në zgjedhje nëse nuk bëhet zgjidhje për presidentin e ri.

“Nuk e kemi asnjë problem që të shkojmë në zgjedhje, në çdo moment jemi të gatshëm për zgjedhje, por nuk e shoh që zgjedhjet ofrojnë zgjidhje për presidentin”, ka thënë Mustafa.

Sa i përket një kandidati të LDK-së për president, Mustafa thotë se ata nuk mendojnë të dalin me një propozim të tillë pasi që e kanë kryeministrin.

“Në rrethana të tilla është mirë të bisedohet haptas për president dhe të mos shkohet në zgjedhje, sepse edhe pas zgjedhjeve mundet që asnjë parti apo koalicion të mos i ketë 80 deputetë në Kuvend”, ka thënë kreu i LDK-së.

Sipas tij, dialogu me Serbinë dhe përmbyllja e tij i hap rrugën anëtarësimit të Kosovës në OKB.

Duke folur për akuzat e Vjosa Osmanit ndaj tij dhe LDK-së, ai tha se ata e kanë krijuar një fetish nga Vjosa Osmani.

“Ajo duhet tash të shpërfaqet meqe thotë se ka vota dhe t’i merr ato vota me listën e vet. Ata askush nuk e pengon në këtë rrugë”, ka thënë Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat