Pas Naim Fetahut vazhdojnë me radhë dorëheqjet nga PDK-ja

Aktuale

Pas Naim Fetahut vazhdojnë me radhë dorëheqjet nga PDK-ja

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 20:10
PDK

Pas tërheqjes së Naim Fetahut, ish-kandidat i PDK’së për Komunën e Podujevës nga posti drejtues i degës së partisë së tij, dorëheqje kanë dhënë edhe kryetari i nëndegës së Partisë Demokratike, bashkë me nënkryetarin e degës në Letanc të Podujevës.

Një gjë të tillë, orë pas njoftimit të Fetahut për dorëheqje, e kanë bërë të ditur vetë Ismet Revuçi, kryetar i nëndegës së PDK’së në fshatin Bradash, si dhe Xhevdet Blakqori, nënkryetar i degës në Letanc të Podujevës.

Revuçi, në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ndonëse nuk e ka konfirmuar qartë arsyen e dorëheqjes, ndonëse ka thënë se e përkrah vendimin e kryetarit Fetahu.

“Të nderuar anëtar dhe struktura të Partisë Demokratike të Kosovës ! E përkrahi dorëheqjen e kryetarit të Degës z.Naim Fetahu! Unë Ismet Revuçi që isha një ndër themeluesit e parë të kësaj partie nē kuadër të nëndegës së fshatit Bradash bashkë me të ndjerin z.Beqir Hajrizi ,jap dorëheqje nga pozita Kryetar I nëndegës!”, thuhet në njoftimin e ish-kryetarit të nëndegës së PDK’së në Bradash.

Në po të njëjtën mënyrë, heqjen dorë nga posti i nënkryetarit, e ka lajmëruar edhe Blakqori, teksa ka thënë se arsyeja e largimit të tij janë ish-kandidati për kryetar Fetahu dhe Bashkim Mustafa. Ky i fundit dha dorëheqje sot nga pozita e Anëtarit të Kryesisë së Partisë Demokratike në Podjevë.

“Edhe un xhevdet blakqori krytari i nedeges per letanc dha dorheqej per shkak krytarit naim fetahit edhe bashkim mustafes edhe krytarit te rinis Pdk per podujev njeri se ka dhan forcen kotributin e partis ka qen naim fetahi der themelusit e parti edhe un jam kan porsoni se jam kan prej me te parve un nedegen per letanc prej kti mometi un dha dorheqje me respekt per te gjith ata se me kan porkra deri me sod me respekt xhevdet blakqori”, deklaroi ai.

Ndryshe, përgjatë ditës së sotme, këtyre dorëheqjeve iu është paraprirë largimi nga pozita kryesore e Degës së PDK’së në Podujevë nga ana e Fetahut.

“…Prandaj, sot kam vendosur për arsye personale te jap DORËHEQJE nga pozita drejtuese në Degën e Partisë Demokratike në Podujevë. Kam vendosur që për një periudhë ti kthehem familjes”, thuhet në njoftimin e Fetahut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat