​Mustafa: Shohin ëndrra ata që mendojnë se Vetëvendosja do t’i fitojë 50 për qind të votave

Aktuale

​Mustafa: Shohin ëndrra ata që mendojnë se Vetëvendosja do t’i fitojë 50 për qind të votave

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 20:45
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se asnjë parti politike në Kosovë nuk mund të fitoi 0 për qind të votave në nivel vendi.

Mustafa ka thumbuar VV-në, duke thënë se po sheh ëndrra kurr po thotë se mund të fitojë deri 50 për qidn zgjedhjet.

“Shohin ëndrra ata që mendojnë se Vetëvendosja do t’i fitojë 50 për qind të votave në zgjedhjet e ardhshme. Edhe 50 për qind me i fitua VV-ja prapë s’mundet me zgjedh presidentin. Nuk ka ndodh kurrë në Kosovë që një subjekt politik me i fitua. 50 për qind mund t’i fitosh në komunë, i kam fituar edhe unë 57 për qind në komunë pa asnjë fije popullizimi”, ka thënë Mustafa.

Mustafa ka folur edhe për mundësinë e zgjedhjes së presidentit të ri, duke thënë se të gjitha partitë politike duhet të ulen në një tavolinë pa kushte për të gjetur zgjidhje për pozitën e të parit të shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat