Nuk ndalet Bajram Gecaj, këto janë fjalët e rënda të tij ndaj Vjosa Osmanit

Aktuale

Nuk ndalet Bajram Gecaj, këto janë fjalët e rënda të tij ndaj Vjosa Osmanit

Nga: N.Sh Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 20:47
Bajram Gecaj

Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, nuk e ka ndërmend të ndalet me sulmet e tij ndaj Vjosa Osmanit.

Edhe sonte, Gecaj, ka gjetur kohë të shkruaj për kryetaren e Kuvendit dhe ud. Presidenten e Kosovës.

Gecaj e quan të marr dhe psikopat, të shitur ose të gjitha nga pak, atë që ia kthen shpinën përkrahjes së pakompromis, siç e quan ai të një partie elitare si LDK-ja.

“Vetëm një i marrë, psikopat, i shitur ose të gjitha ngapak, ja kthen shpinën përkrahjes së pakompromis të një partie elitare si LDK!”, shkruan Gecaj në Facebook, përcjell gazeta “Bota sot”.

Gecaj është edhe shef i kabinetit të Ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat