Bradhyl Mahmuti: Vet shefi i Shërbimit Sekret të Serbisë e tha se vrasjet në “Panda” të Pejës i bënë Beretat e Kuqe të Ulemek Legias

Aktuale

Bradhyl Mahmuti: Vet shefi i Shërbimit Sekret të Serbisë e tha se vrasjet në “Panda” të Pejës i bënë Beretat e Kuqe të Ulemek Legias

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 21:16
Bradhyl Mahmuti

Ish-përfaqësuesi politik i UÇK-së, Bradhyl Mahmuti thotë se vet shefi i Shërbimit Sekret të Serbisë, Radomor Markoviqi ishte ai që hodhi dritë i pari për krimin në kafiterinë “Panda” në Pejë.

“Markoviqi zbuloi se Beretat e Kuqe me në krye Ulemek Legian ishin ata që kryen ekzekutimin e të rinjve serb në kafiterinë e Pejës. Në këtë debat ishte përfshirë edhe Vuk Drashkoviqi që në atë kohë ishte zëvendëskryeministër dhe Ministër i Jashtëm, i cili thotë se vendimin për vrasjen në kafiterinë Panda e kishte marrë Shtabi Strategjik i Millosheviqit. Ky shtab strategjik përmes këtij akti kishte dy objektiva: UÇK-ja të prezantohej si organizatë terroriste që vret civilë të pafajshëm dhe të ngjallte urrejtjen ndaj shqiptarëve”, tregoi Bardhyl Mahmuti në një videolidhje në “Debat Plus”.

Mahmuti thotë se pas kësaj masakre serbët dhe malazezët u mobilizuan në luftë ndaj shqiptarëve e poashtu thotë se edhe në aspektin ndërkombëtarë ngjarja pati një jehonë negative në raport me shqiptarët.

Ish-përfaqësuesi politik i UÇK-së thotë se ngjarja u zbardh shumë vonë por sipas tij me fillimin e procesit në Gjykatën Speciale askush në Serbi nuk dëshiron të zbulojë kryerësit e kësaj vepre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat