Konjufca: PDK-ja më shumë frikësohet nga VV-ja në opozitë sesa nga LDK-ja në pozitë

Aktuale

Konjufca: PDK-ja më shumë frikësohet nga VV-ja në opozitë sesa nga LDK-ja në pozitë

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 22:17
Glauk Konjufca

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se me Partinë Demokratike të Kosovës janë të interesuar të bëjnë opozitarizëm por është e pamundur.

Konjufca në Rubikon ka thënë se PDK ka ndryshuar shumë pas rënies së Qeverisë Kurti.

“Me PDK-në jemi të interesuar me bo opozitarizëm. Por, kjo ka qenë e pamundur me u bë për shkak të PDK-së”.

“Nëse e keni përcjellë diskursin e PDK-së pas rënies së Qeverisë Kurti qasja e tyre në Kuvendi prej tre fjalive dy kanë qenë më kritiku Albin Kurtin. Ata janë marrë me Albinin edhe duke qenë në opozitë”.

“PDK-ja frikësohet shumë dhe beson se Vetëvendosja është rivali i tyre kryesor edhe pse është në opozitë dhe jo LDK-ja që është në pozitë”, tha Konjufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat