A e kërkon Vetëvendosje postin e presidentit?

Aktuale

A e kërkon Vetëvendosje postin e presidentit?

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 22:19
VV

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se çështja e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit është shumë e thjeshtë.

“Vetëvendosje e ka shumë kollaj sepse presidentin nuk e ka kërkuar kurrë. Nuk e kërkojmë presidentin”, është shprehur Konjufca.

“Me 30 nënshkrime mund t’i mbledhin dhe ta qesim një kandidat të VV-së për presidenti. Nuk është kuptimi që qitet aty për të shkaktuar njëfarë debati. Paradoksale më duket të thuhet se qytetarët kanë nevojë për ndryshim, duam ndryshim por po e pamundësojmë sepse po e zgjedhim presidentin”.

Në Rubikon, Konjufca është shprehur se më e mira e së mirës është që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.

“PDK po kërkon president, Ramushi po – dallimi mes tyre është se Ramushi po thotë ‘unë’, e PDK po thotë president po e caktojmë ‘dikë’. LDK po do vazhdimin e qeverisjes nëpër mjegull. Ata mendojnë deri më 2023 që ta kenë këtë qeveri që asnjë ligj nuk mund ta çojë përpara”.

“Vetëvendosje e ka kërkesën më fisnike: le të flet qytetari. Nuk e di përgjigjen, po ta lëmë popullin të vendosë. Nuk po kërkoj diçka për vete”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat